Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi shpreh interesim për De Jongun

Barcelona e ka vënë Frenkie de Jongun në shitje, ka shkruar “Diario AS” të mërkurën, ndërsa holandezi menjëherë ka marrë vëmendjen e drejtuesve të Juventusit.

Holandezi iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2019 nga Ajaxi pas sezonit të jashtëzakonshëm, ku me skuadrën e tij shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve e më pas u eliminua nga Tottenhami.

Por, kalimi në Spanjë nuk ka qenë i lehtë për të. Ka regjistruar 137 paraqitje deri tani për “blaugranan”, ndërsa ka kontribuuar me 13 gola e 17 asistime.

Artikuj të ngjashëm