Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi po i monitoron Asension dhe Torresin

Juventusi është i interesuar që të përforcohet në fazën ofanzive.

Sipas mediat në Itali dhe në Spanjë, drejtuesit e klubit italian janë duke e monitoruar situatën e dy futbollistëve spanjoll, Marco Asensios te Reali dhe Ferran Torresit të Barcelonës.

Asensios i skadon kontrata me Realin në verën e vitit të ardhshëm dhe largimi i tij duket i pashmangshëm. Te Juve e shohin Asension si zëvendësues ideal për Angel Di Marian që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Ndërkaq, Torresi nuk ka arritur që të luajë rol të rëndësishëm te Barça e trajnerit Xavi.

Klubi nga Katalonja mund ta lejojë largimin e tij, por Juve nuk është në gjendje të ofrojë më shumë se 30 milionë euro.