Juventusi është duke e përcjellë sulmuesin brazilian të Chelseat, Willian, shkruan “Tuttosport”, transmeton Koha.net.
Willian do të jetë lojtar i lirë në përfundim të stinorit, pasi do t’i skadojë kontrata me Chelsean. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri po shpreson të transferojë brazilianin. Willian kishte luajtur nën direktivat e Sarrit, në kohën kur italiani ishte trajner te Chelsea.
Tottenhami po ashtu po interesohet për brazilianin 31-vjeçar. Te Tottenhami trajner është një ish-trajner tjetër i Chelseat, Jose Mourinho.