Sport

Williani gjithnjë e më afër Juventusit

Mesfushori ofensiv, braziliani Willian pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Juventusit për edicionin 2020/21.

Tabloidi anglez “The Sun” ka raportuar të premten se Willian tashmë ka firmosur parakontratë me Juventusin, të cilit do t’i bashkohet si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontratë me Chelsean, transmeton Koha Ditore.

Willian 31-vjeçar, ka refuzuar rinovimin e kontratës me londinezët, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2013.

Willian me Chelsean ka fituar dy tituj kampioni në Premier League kurse me Juventusin do të firmos kontratë trivjeçare.

Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola dhje ka po aq asistime në 31 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat.