Juventusi solli disa përforcime gjatë verës, duke ulur kostot dhe duke gjeneruar një efekt pozitiv ekonomik prej 50 milionë eurosh, raporton “Sky Sport Italia” të premten.
Bardhezinjtë transferuan Paul Pogban, Angel Di Marian, Gleison Bremerin, Leandro Paredesin, Filip Kostiqin dhe Arkadiusz Milikun, ndërsa larguan Mathijs de Ligtin, Rolando Mandragoran, Arthur Melo dhe Denis Zakarian.
Paulo Dybala e Federico Bernardeschi u larguan si lojtar të lirë. Arthur dhe Zakaria iu bashkuan Liverpoolit, përkatësisht Chelseat në formë huazimi me të drejtën e blerjes.
De Ligt ishte shitja më e madhe në Serie A gjatë verës, ndërsa Bremer ishte transferimi. Juventusi fitoi 30 milionë euro nga afati kalimtar i verës së tij dhe uli faturën e pagave për 20 milionë euro, duke gjeneruar një efekt ekonomik pozitiv prej rreth 50 milionë eurosh.
Këtë edicion, Juventusi ka tubuar tetë pikë në katër xhirot e para në Serie A.