Sport

Juventusi pas mesfushorit Lee

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për shëbrimet e sulmuesit të krahut, jug-koreanit Kang-in Lee, kanë njoftuar të shtunën mediumet italiane.

Te Juventusi po e shohin 20-vjeçarin si lojtar perspektiv dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij në fund të sezonit aktual.

Lee në fillim të vitit 2019 është promovuar në ekipin nga parë të Valencias dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2022.

Këtë edicion, Lee ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 23 ndeshje. Lee mund të luaj si sulmues krahu dhe qendërsulmues.