Mesfushori ofensiv, Kang-in Lee, ka gjasa të rikthehet në futbollin spanjoll pas vetëm gjashtë muajve te Paris Saint-Germaini. “AS” ka raportuar të enjten se interesim për futbollistin 23-vjeçar ka shprehur skuadra e Real Sociedadit.
Sociedadi është në negociata me Paris Saint-Germainin pasi po synon transferimin e reprezentuesit të Koresë së Jugut në afatin kalimtar të janarit. Ekipi spanjoll është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për futbollistin, i cili në Spanjë ka luajtur edhe te Mallorca e Valencia.
Ai këtë verë iu bashkua PSG-së dhe deri më tani ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat. Lee ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2028.
Artikuj të ngjashëm