Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-sulmuesi i Juves rishfaqet në Korenë e Veriut

Han Kwang-song është shfaqur në Korenë e Veriut, afër dy vjet e gjysmë pas zhdukjes së tij kur kaloi kohë te Cagliari dhe Juventusi në Serie A.

Ai u vlerësua talent i madh që prej vitit 2017 kur për Cagliarin kishte shënuar “hat-trick” në ndeshjen e parë në stërvitje, në ditën e parë. Ai shënoi një gol e dhuroi një asistim para se të huazohej te Perugia.

Ai vazhdoi shkëlqimin në Serie B dhe në shtator të vitit 2019, iu bashkua Juventusit në formë huazimi me detyrim blerje për 3.5 milionë euro.

E shënoi një gol dhe bëri dy asistime në 20 paraqitje për ekipin U23 të Juves.

Nga Juventusi u transferua tek Al-Duhail për 7 milionë euro, skuadër me të cilën e fitoi titullin dhe shënoi tri gola në 10 paraqitje.

Edhe Tjetër gol i Pllanës në Kore të Jugut Futboll Tjetër gol i Pllanës në Kore të Jugut

Ndeshjen e fundit e zhvilloi më 21 gusht të vitit 2020 para se të zhdukej.

Por në këtë javë, gazeta “Coson Sinbo” ka treguar se Han Këang-song ka qenë duke luajtur për një klub lokal, ndërsa i është kthyer edhe përfaqësueses së Koresë së Veriut.