Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Draxlerit

Juventusi është duke e monitoruar situatën e Julian Draxler te PSG-ja.

Mediat italiane kanë raportuar të dielën se “Zonja e Vjetër” po tenton transferimin e mesfushorit gjerman.

Draxler është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

27-vjeçari gjatë verës do të jetë futbollist i lirë.

Për Draxlerin interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Arsenali.