Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Draxler në Serie A

Juventusi po tenton ta bind Julian Draxlerin të transferohet në Serie A.

Mesfushori gjerman që aktivizohet te PSG-ja do të largohet gjatë kësaj vere si futbollist i lirë.

Draxler nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me parisienët. Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë ekipi italian për ta bindur Draxlerin të transferohet në Torino.

Për 27-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Arsenali dhe Atletico Madridi.

Draxler këtë sezon me PSG-në në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime.