Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron Bernardeschin për Zaniolon

Juventusi po planifikon të ofrojë Federico Bernardeschin në shkëmbim për talentin e Romës, Nicolo Zaniolo, shkruan “Tuttosport”.

Dy klubet kanë bërë shkëmbime edhe në të kaluarën. Juventusi po synon ta shfrytëzojë këtë paqartësi financiare të krijuar nga koronavirusi dhe të sjellë Zaniolon.

Roma dëshiron ta mbajë reprezentuesin e Italisë. Zaniolo mori lëndim të ligamenteve të gjurit në ndeshjen kundër Juventusit në janar.

Artikuj të ngjashëm