Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nuk dëshiron ta lëshojë Bernardeschin

Skuadra e Barcelonës ka dëshiruar që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojë sulmuesin e krahut, Frederico Bernardeschi, kanë raportuar mediumet në Spanjë dhe Itali.

Por, ishte Juventusi që nuk i dha asnjë sinjal Barcelonës se dëshiron ta shesë sulmuesin e Italisë, transmeton KTV.

Megjithatë, Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i italianit 25-vjeçar, të cilin shpreson ta ketë në mesin e saj gjatë verës.

Ai këtë edicion në elitën e futbollit italian ka luajtur në 16 ndeshje, derisa me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit 2022.