Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mund t’i largojë katër futbollistë

Juventusi po planifikon të shesë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se krerët e klubit po kërkojnë të bëjnë ndryshime gjatë verës.

Qëndrimin e sigurt te “Zonja e Vjetër” nuk e kanë Adrien Rabiot, Alex Sandro, Aaron Ramsey dhe Wojciech Szczesny.

Në mesin e lojtarëve që mund të shitet janë edhe Leonardo Bonucci dhe Arthur.

Me shitjen e këtyre lojtarëve klubi po synon të përfitojë mbi 100 milionë euro për të përforcuar ekipin.