Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mund të shkëmbejë lojtarët me Atleticon

Moise Kean - Juventus

Juventusi po shqyrton një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve me Atletico Madridin. Siç raporton “calciomercato”, Juventusi pritet t’ia ofrojë Moise Keanin për Alvaro Moratan.

Është kjo oferta e dytë që pritet t’ia bëjë klubi italian atij spanjoll.

E para ka qenë huazimi i Moratas deri në fund të sezonit aktual. Por, Atletico nuk është pajtuar, pasi Morata me Atleticon ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.