Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve shkëmben Moratan me Keanin

Alvaro Morata pritet të mbetet pjesë e skuadrës së Juventusit, ka raportuar “Tuttosport” të martën.

Bëhet e ditur se Juventusi i ka ofruar Atletico Madridit shkëmbimin e italianit Moise Kean me Moratan.

Morata në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar te Juventusi nga Atletico dhe ekipi spanjoll për kartonin e tij po kërkon 35 milionë euro. Ndërkohë, Kean pritet të largohet këtë verë nga Juventusi dhe pëlqehet nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone.

Marrëveshja mes klubeve për shkëmbimin e lojtarëve mund të arrihet brenda këtij muaji, me Moratan që do të mbetet në Torino si transferim i përhershëm.

Artikuj të ngjashëm