Juventusi beson se mund të bëjë një lëvizje të çmendur dhe të investojë 380 milionë euro në transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini, bën të ditur “Tuttosport”.
Këto para mund ta mbulojnë shifrën e transferimit si dhe kontratën e tij pesëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Andrea Agnelli dhe zëvendës presidenti i klubit, Pavel Nedved, këtë javë kanë thënë se ngritja e 300 milionë eurove e përfitimeve, është synim që ta vërë Juven në krye të ekipeve evropiane.
Derisa Cristiano Ronaldo u kushtoi “Bianconerëve” 115 milion euro, thuhet se paga e tij kap shifrën e 30 milionë eurove për sezon dhe është 34-vjeçar.
Francezi 20-vjeçar Mbappe është fitues i Kupës së Botës dhe ka shënuar 66 gola e 36 asistime në 95 ndeshje me PSG-në.