Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mund ta humbas talentin Kean për disa traktorë

Juventusi është paralajmëruar nga babai i Moise Kean se rrezikon ta humbë të riun nëse nuk realizon premtimin për traktorë, raporton Tuttosport.

Biorou Kean ka pohuar se kampioni italian i ka premtuar makineri bujqësore si pjesë të marrëveshjes për ta mbajtur sulmuesin në Torino, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Traktorët dhe mjetet tjera bujqësore ende nuk i janë ofruar babait të Kean, i cili thotë se dëshiron të mbjell drithëra në dhjetëra hektarë tokë që ka në Bregun e Fildishtë.

“Juventusi ofroi kontratë me 700 mijë euro në vit, e cila ishte e mirë, por problemi është se ata gjithashtu më premtuan disa traktorë për biznesin tim në Bregun e Fildishtë dhe tani thonë se nuk ka buxhet për ata”.

“Kam disa hektarë tokë në vendlindje dhe do të doja të kultivoja oriz dhe misër. Kam kërkuar makineri dhe ata më thanë se nuk do të ketë problem, por tani gjërat kanë ndryshuar”.