Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë të re për Pogban

Skuadra e Juventusit është e vendosur për të transferuar gjatë kësaj vere mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se Juventusi i ka bërë një ofertë të re Manchester Unitedit, transmeton “Koha Ditore”. Mësohet se për Pogban, Juventusi u ka ofruar anglezëve kartonin e boshnjakut Miralem Pjaniq, plus 50 milionë euro.

Pogba ka gjasa të largohet nga Manchesteri pasi më herët është kontaktuar edhe nga skuadra e Barcelonës. 25-vjeçari me Manchesterin ka kontratë deri në vitin 2021, kurse në “Old Trafford” është transferuar para dy vjetësh nga Juventusi për 105 milionë euro dëmshpërblim.

Pogba gjatë katër vjetëve sa ka luajtur te Juventusi, ka fituar katër tituj kampioni në Serie A.

Artikuj të ngjashëm