Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë për Emersonin

Kampioni i Italisë, Juventusi ka bërë gati ofertën për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, brazilianit Emerson Palmieri. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja "Tuttosport".

Mësohet se Juventusi është i gatshëm t'i paguajë Chelseat rreth 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Emersonit gjatë janarit, pasi 25-vjeçari kërkohet nga trajneri Maurizio Sarri. Emerson ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka gjashtë paraqitje në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Roma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo