Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon Zapatan

Juventusi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit kolumbian të Atalantas, Duvan Zapata, raportojnë mediumet italiane.

Juventusi është duke ofruar 30 milionë euro plus Mattia Perinin për Zapatan, raporton “Corriere dello Sport”.

Juventusi është duke u interesuar për një qendërsulmues. Arkadiusz Milik, Edin Xheko e Alexandre Lacazette janë opsione të preferuara për krerët e Juves, por Zapata po ashtu është në këtë listë. Zapata 29-vjeçar ka realizuar 18 gola këtë stinor.

Ai te Juventusi do ta zëvendësonte Gonzalo Higuainin, që pritet të largohet në fund të stinorit.

Artikuj të ngjashëm