Juventusi po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës. Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe pozita në të cilën gjendet në Serie A, kanë bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë lojtarë të rinj.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri Massimilano Allegri ka kërkuar së paku dy mesfushorë për sezonin e ri.
“Zonja e Vjetër” thuhet se do të tentojë të sjellë në Torino, Frenike De Jongun që aktivizohet te Barcelona dhe Youri Tielemansin që luan me Leicesterin.
De Jong pëlqehet jashtëzakonisht nga trajneri Allegri sikurse edhe Tielemansi që po kalon formë të mirë me ekipin anglez.