Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në kërkim të përforcimeve

Juventusi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Serie A. Në dy ndeshje ekipi i drejtuar nga trajneri Masimiliano Allegri ka një barazim dhe një humbje.

Trajneri italian thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të sjellin përforcime në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, krerët e klubit janë duke tentuar ta rikthejnë mesfushorin Miralem Pjaniqin.

Përveç Pjaniqit, në listën e dëshirave të trajnerit Allegri është edhe Alex Witsel dhe Corentin Tolisson.

Artikuj të ngjashëm