Juventusi kërkon 85 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin boshnjak, Miralem Pjaniq, raporton Tuttosport.
Interesim për Pjaniqin ka shprehur interesim gjiganti katalunas, Barcelona, që është në kërkim të një top mesfushori për ta zëvendësuar Andres Iniestan, transmeton Koha.net.
Përkundër që raportohet se Pjaniq është pajtuar për kushtet personale me Barçën, një marrëveshje finale ndërmjet kampionëve, të Spanjës e Italisë, është larg finalizimit.