Juventusi i është bashkuar garës për yllin e Ajaxit, Rayn Gravenberch, raporton të hënën “Calciomercato”.
Bayern Muencheni, Real Madridi dhe Manchester Unitedi po ashtu janë në garë për transferimin e 19-vjeçarit.
Futbollisti holandez me Ajaxin ka kontratë deri në vitin 2023. Reprezentuesi i Holandës pritet të largohet nga Ajaxi dhe kalimi te Juventusi në verë shihet si shumë i mundshëm në Itali.
Me skuadrën holandeze sezonin aktual, Gravenberchu ka shënuar dy gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 38 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm