Barcelona ka hyrë me Real Madridin dhe Bayern Muenchenin për transferimin e futbollistit të Ajaxit, Rayan Gravenberch, raporton të enjten “Mundo Deportivo”.
Reprezentuesi i Holandës pritet të largohet gjatë verës së këtij viti nga Ajaxi në drejtim të ndonjë skuadre më të madhe në Evropë.
Mesfushori 19-vjeçar me ekipin holandez ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë në 31 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm