Pas Juventusit, edhe Bayern Muencheni është futur në garë për mesfushorin e Ajaxit, Ryan Gravenberch.
Bavarezët po e shohin 19-vjeçarin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e tij në verë.
Gravenberch ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023 dhe është reprezentues i Holandës.
Këtë edicion, ai ka një gol e katër asistime në 34 ndeshje për Ajaxin. Ai është produkt i akademisë së Ajaxit kurse me ekipin e parë ka debutuar në sezonin 2019/20.
Artikuj të ngjashëm