Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Depayn

Gjiganti i Series A, Juventusi, është i interesuar për transferimin e Memphis Depayt nga Barcelona, raporton “Footbball-Espana” të martën.

Transferimi i Robert Lewandowskit dhe Raphinhas ka shtyrë Barcelonën ta largojë Depayn, të cilin e transferoi në verën e vitit të kaluar nga Lyoni.

Rapinha është duke treguar formë të mirë gjatë ndeshjeve përgatitore për sezonin e ri dhe pritet të zërë vend në përbërjen e parë të Barcelonës, ndërsa Lewandowski ka dëshmuar vlera të larta në sezonet e fundit me fanellën e Bayern Muenchenit.

Depay me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm