Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Allanin

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Allan.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri ka kërkuar transferimin e Allanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Allegri po e sheh Allanin si zëvendësim të duhur për uellsianin Aaron Ramsey, i cili do të largohet nga Juventusi pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian.

Allan iu bashkua Evertonit në vitin 2020 nga Napoli dhe ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2023.

30-vjeçari këtë sezon ka bërë një asistim në shtatë paraqitje për Evertonin në të gjitha garat.