Wolverhamptoni ka nisur bisedimet me Juventusin për Aaron Ramseyn.
Sipas “Calciomercato”, drejtuesit e klubit anglez janë duke tentuar ta bindin 31-vjeçarin të transferohet në Premier League.
Bisedimet janë të avancuara dhe mund të përfundojnë në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ramsey është kërkuar edhe nga Burnley dhe Crystal Palace.
Uellsiani është shprehur i gatshëm të rikthehet në Premier League.
Artikuj të ngjashëm