Mesfushori i Evertonit, braziliani Allan, ka gjasa të mëdha që në verë të kthehet në Serie A.
“Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se skuadra e Lazios ka shprehur interesim për Allanin. Është trajneri Maurizio Sarri, ai që po kërkon me ngulm transferimin e tij për sezonin e ri. Sarri e njeh mirë Allanin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe po e dëshiron te Lazio.
Tek Evertoni, janë të gatshëm ta lirojnë Allanin në fund të sezonit për 20 milionë euro, pasi mesfushori nuk bën pjesë në planet e klubit. 31-vjeçari ka tri asistime këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023.