Krerët e Lazios po insistojnë në transferimit e mesfushorit Allan, i cili do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
“Corriere dello Sport” bën të ditur të martën, se është trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, që po e kërkon Allanin, me të cilin ka punuar më herët te Napoli.
Për ta lënë të lirë Allanin, skuadra angleze po kërkon të paktën 15 milionë euro dëmshpërblim. Mesfushori 31-vjeçar iu pati bashkuar Evertonit në vitin 2020 nga Napoli dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Këtë sezon, ai pati tri asistime në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.