Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Lazios, spanjollin Luis Alerto, ka njoftuar të martën “Tuttosport”.
Bëhet e ditur se Alberto ka kërkuar largimin nga Lazio në fund të sezonit për shkak të raporteve të këqija me trajnerin Maurizio Sarri.
Te Juventusi po e shohin Alberton si përforcim të duhur për mesfushën, pasi 29-vjeçari pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri.
Alberto ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2016, kurse këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tetë herë në 37 ndeshje.