Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i beson të riut Cambiaso

Andrea Cambiaso e ka kompletuar kalimin nga Genoa te Juventusi.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në ekip deri më 30 qershor të vitit 2027, njofton sajti zyrtar i Juventusit të enjten.

Cambiaso vjen pas një sezoni të shkëlqyer.

Në debutim në Serie A, 22-vjeçari u paraqit në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Mbrojtësi i krahut të majtë luan në sistemin me tre dhe me katër mbrojtës.

Edicionin e kaluar në Serie A realizoi një gol dhe pati katër asistime.