Andrea Cambiaso, i cili iu bashkua Juventusit të enjten nga Genoa, ka kompletuar kalimin te Bologna në formë huazimi.
22-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes iu bashkua skuadrës “rossoblu” për edicionin e ri.
Lajmi është konfirmuar të premten nga faqja zyrtare e Juventusit.
Juventusi e transferoi Cambiason për 8.5 milionë euro nga Genoa. Futbollisti nënshkroi kontratë pesëvjeçare me skuadrën nga Torino.
Cambiaso është produkt i Akademisë së Genoas.
Në ndeshjen e tij të dytë e shënoi golin e parë, në humbjen 2:1 nga Napoli.