Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi hyn në garë për Traoren

Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin e krahut Adama Traore.

Sipas mediave italiane, trajneri Andrea Pirlo e pëlqen anësorin dhe e dëshiron gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton KOHA.

Madje, drejtuesit e klubit italian thuhet se do të përgatitin një ofertë për Traoren.

Për reprezentuesin e Spanjës në garë janë edhe Liverpooli dhe Barcelona.

Wolverhamnptoni për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 60 milionë euro.