Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton ndeshjen e vështirë me Frosinonen

Juventusi e ka fituar ndeshjen e vështirë në udhëtim te Frosinone. “Bardhezinjtë” të shtunën fituan në udhëtim te Frosinone 2:1, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A të Italisë.

Turku 18-vjeçar, Kenan Yildiz, i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 12-të. Ai u shmang bukur nga tre lojtarë dhe realizoi për mrekulli, në ndeshjen e tij të parë si titullar te Juventusi.

Për 1:1 në pjesën e dytë shënoi uruguaiani Jaime Baez Stabile, në minutën e 51-të. Dushan Vlahoviq më pas në minutën e 81-të, realizoi për fitoren e Juventusit.

Marvin Çuni ishte në bankën rezervë te vendësit, kurse Arijon Ibrahimoviqi dhe Sergio Kalaj ishin të lënduar. Juventusi pas 17 ndeshjeve ka 40 pikë në vendin e dytë.

Frosinone mbetet me 19 pikë në vendin e 14-të.