Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve fiton me gol të minutës së 95-të

Daniele Rugani ka shënuar gol në minutën e 95-të për fitoren e Juventusit ndaj Frosinones. Juve të dielën fitoi 3:2 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Juventusi shënoi fitore pas katër ndeshjeve pa pikë të plota. Dushan Vlahoviq shënoi dy golat e parë për Juventusin, ndërsa Walid Cheddira e Marco Brestianini shënuan për Frosinonen. Katër gola u shënuan në pjesën e parë, ndërsa Rugano doli në skenë për të siguruar trepikëshin me golin e realizuar fare në fund.

Juventusi i ka 57 pikë në pozitën e dytë në Serie A. Frosinone është në vendin e 16-të me 23 pikë.