Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton thellë ndaj Frosinones, kalon në gjysmëfinale të Kupës

Fitore të thellë ka shënuar skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri, Juventusi, dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Juventusi të enjten në mbrëmje fitoi 4:0 ndaj Frosinones në çerekfinale të kësaj gare.

Sulmuesi Arkadiusz Milik shënoi “hat-trick”. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 11-të, ndërsa dy golat tjerë i shënoi në minutën e 38-të dhe të 48-të. Iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 57-të. 18-vjeçari i talentuar, Kenan Yildiz, e shënoi golin e fundit në këtë ballafaqim.

Arijon Ibrahimoviqi nga Kosova luajti te mysafirët vetëm në pjesën e parë.

Te skuadra e madhe italiane, Juventus, në bankën rezervë ishte shqiptari Luis Hasa.

Juventusi do të luajë kundër Lazios në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Gjysmëfinalet zhvillohen me dy ndeshje.