Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton ndaj Salernitanas

Juventusi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A. “Zonja e Vjetër” mposhti në shtëpi të dielën Salernitanan me rezultatin 2:0.

Fitoren vendasit e siguruan në pjesën e parë me dy golat e shënuar.

Në minutën e pestë Paulo Dybala kaloi në avantazh vendasit prej 1:0.

Dushan Vlahoviq në minutën e 29-të shënoi për rezultatin 2:0.

Me këtë fitore Juventusi është në vendin e katërt me 59 pikë.

Salernitana mbetet në pozitën e fundit me 16 pikë.

Artikuj të ngjashëm