Juventusi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.
Të martën mbrëma, skuadra torineze fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Salernitanas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaulo Dybala shënoi golin e parë në minutën e 21-të, ndërsa rezervisti Alvaro Morata vendosi rezultatin 2:0 në minutën e 70-të.
Në fund, Dybala humbi penallti, duke gjuajtur lartë mbi portë.
Te Salernitana në qendër të mbrojtjes u paraqit Frederic Veseli.
Juventusi është i shtati në tabelë me 24 pikë, sa i ka edhe Fiorentina në vend të gjashtë. Salernitanan e pret punë e vështirë për të mbetur në nivelin më të lartë të futbollit italian. Është e fundit me 8 pikë.