Sport

Fitore bindëse e Juventusit

Juventusi ka shënuar fitore bindëse ndaj Salernitanas, të martën mbrëma. Juventusi ishte mysafir, ndërsa fitoi 3:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të të Serie A.

Dushan Vlahoviq shënoi dy gola, ndërsa Filip Kostiq e shtoi një. Vlahoviq shënoi nga penalltia në minutën e 26-të, ndërsa gol tjetër shënoi në minutën e 47-të. Kostiq shënoi në minutën e 45-të.

Juventusi është i dhjeti me 26 pikë. Salernitana mbetet e 16-ta me 21 pikë.