Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Spezias

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë të dielën në shtëpi duke e mposhtur Spezian me rezultatin 1:0.

Golin e tri pikëve për “Zonjën e Vjetër” e realizoi sulmuesi Alvaro Morata.

Morata realizoi në minutën e 21-të të takimit.

Te Spezia për 76-të minuta u aktivizua sulmuesi shqiptar Rey Manaj.

Me këtë fitore Juventusi është në pozitën e katërt me 53 pikë.

Spezia renditet në pozitën e 16-të me 26 sosh.