Juventusi ka shënuar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit të Italisë.
Të dielën, “zonja e vjetër” fitoi në udhëtim te Spezia me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 23-të të elitës italiane të futbollit.
Moise Kean në minutën e 32-të dhe Angel Di Maria në minutën e 66-të, shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire.
Juventusi tani ka pesë ndeshje në të gjitha garat pa disfatë.
Juventusi tani ka 32 pikë në vendin e shtatë në Serie A.
Spezia ka 19 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.