Juventusi ka shënuar fitoren e tretë rresht në të gjitha garat.
Pas triumfit në Kupën e Italisë ndaj Lazios dhe në udhëtim te Salernitana në fundajvën e kaluar në Serie A, “zonja e vjetër” fitoi edhe të dielën.
Në “Allianz Stadium”, Juventusi mposhti Fiorentinan me rezultatin 1:0, falë një goli që u shënua në pjesën e parë.
Adrien Rabiot i asistuar nga argjentinasi Angel Di Maria, shënoi në minutën e 34-t.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të të elitës së futbollit italian.
Juventusi tani ngjitet në pozitën e nëntë me goldallim më të mirë se Monza e Bologna, që kanë po ashtu nga 29 pikë.
Fiorentina bie në pozitën e 14-të dhe ka 24 pikë.