Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e tretë radhazi e Juventusit në Serie A

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A ndaj Sampdorias me rezultatin 3:1.

“Zonja e Vjetër” e dominoi këtë takim duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Maya Yoshida shënoi autogol në minutën e 23-të për kaluar Juventusin në epërsi prej 1:0.

Alvaro Morata dyfishoi epërsinë në minutën e 34-t.

Te Sampdoria nga pika e bardhë në minutën e 74-t dështoi Andrea Candreva.

Në minutën e 84-t Abdelhamid Sabiri ngushtoi rezultatin në 2:1.

Edhe Como fiton dhe e kalon Juventusin në renditje Futboll 2 muaj më parë Como fiton dhe e kalon Juventusin në renditje

Golin e fitores për Juventusin e realizoi Morata në minutën e 88-të për 3:1.

Juventusi pas 29 ndeshjeve është në pozitën e katërt me 56 pikë. Sampdoria renditet në pozitën e 16-të me 26 pikë