Një gol i shënuar në minutat shtesë nga sulmuesi polak, Arkadiusz Milik, ka bërë që Juventusi të arkëtojë tri pikë shumë të rëndësishme në fillim të këtij viti. Juventusi të mërkurën mbrëma fitoi 1:0 në xhiron e 16-të të Serie A në udhëtim te Cremonese, por me shumë vështirësi.
Miliku në minutën e parë të kohës shtesë realizoi nga gjuajtja e lirë, falë edhe një reagimi jo të mirë të portierit kundërshtar.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në garë për titull. Ka 34 pikë pas 16 ndeshjeve dhe zë vendin e tretë. Cremonese në vendin e parafundit ka shtatë pikë.