Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton dhe forcohet në vendin e dytë

Juventusi shënoi dy gola në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen ndaj Cremoneses të dielën. Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Serie A italiane.

Me fitoren 2:0, Juventusi është forcuar në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Cremonese zë vendin e parafundit me 24 pikë. Nicolo Fagioli shënoi golin e parë në minutën e 55-të, kurse të dytin për skuadrën nga Torino e shënoi Fleson Bremer në minutën e 79-të.

Ndërkohë Roma e mbylli ndeshjes baras kundër Bolognas. Kjo ndeshje që u zhvillua po ashtu të dielën përfundoi pa gola.