Juventusi që është në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, ka regjistruar tjetër fitore me rëndësi në Serie A. Juventusi të mërkurën mbrëma fitoi në shtëpi përballë Lecces me rezultatin 2:1.
Leandro Paredes realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 15-të. Assan Ceesay barazoi në 1:1, në minutën e 36-të.
Vetëm pesë minuta më vonë për vendësit shënoi edhe Dushan Vllahoviq, që doli të jetë gol i pikëve të plota. Juventusi pas 33 ndeshjeve ka 63 pikë, kurse Lecce në vendin e 16-të ka 31 pikë.