Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton dhe del në krye të Serie A

Skuadra e Juventusit ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin e Italisë. Juventusi ka regjistruar edhe fitoren e dhjetë këtë edicion, pasi triumfoi në udhëtim te skuadra e Monzas. Dueli i zhvilluar të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A, përfundoi me shifrat 2:1 në favor të Juventusit.

Mesfushori Adrien Rabiot shënoi golin e parë të ndeshjes. Rabiot realizoi me kokë në minutën e 12-të, një minutë pasi Dushan Vllahoviqi e humbi penalltinë për Juventusin.

Monza barazoi shifrat në 1:1 në minutën e parë të kohës shtesë me anë të Andrea Carbonit.

Por, pak minuta më vonë, në minutën e katërt të kohës shtesë, mbrojtësi Federico Gatti ia siguroi Juventusit fitoren e rëndësishme.

Me këtë fitore, Juventusi ngrihet përkohësisht në pozitën e parë në tabelë. Ka tubuar 33 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Artikuj të ngjashëm