Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Bolognas.
Ndeshja e luajtur të dielën në kuadër të javës së 32-të në Serie A përfundoi 1:1. Riccardo Orsolini shënoi golin epërsisë 1:0 për Bolognan. Ai shënoi në minutën e 10-të nga penalltia, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Arkaciusz Milik në minutën e 60-të.
Në minutën e 31-të Milik humbi penallti.
Juventusi mbetet në vendin e tretë me 60 pikë, kurse Bologna ngritët në vendin e tetë me 44 pikë.
Artikuj të ngjashëm